E TRISHTË/ Gjendet i vdekur në liqen babai i titullarit të Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 23:54

E TRISHTË/ Gjendet i vdekur në liqen babai i titullarit të Liverpulit

Një lajm i trishtë ka tronditur familjen e portierit të Liverpulit, Alison Beker. Babai i tij, Joze Agostinjo Beket, ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare në jug të Brazilit.

alison

Mediat vendase bëjnë me dije se ai  është gjetur i vdekur në një liqen pranë shtëpisë së tij. Lajmi për ndarjen nga jeta të babait gardianit të Liverpulit është konfirmuar edhe nga klubi i Sao Paolos nëpërmjet një njoftimi zyrtar në “Twitter”.

“Me shumë keqardhje ekipi i Sao Paulos merr lajmin e trishtuar për vdekjen e Joze Agostinjo Bekers, babait të portierëve, Alison dhe Muriel”, shkruhet në njoftimin e klubit brazilian.

fotos_bbb21_2_K0euv5T_widelg

Siç raportohet, 57-vjeçari ishte raportuar i zhdukur dhe vetëm pas disa orëve ai u gjet i vdekur në liqen.

03alisson1_1706_jpg-3466712

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"