“E treta ndeshje, e pamundur të ndodhë kështu!”, Vukiçeviç zbërthen problemet e Laçit: Nuk shënojmë dhe po kërkojmë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2022 | 17:36

“E treta ndeshje, e pamundur të ndodhë kështu!”, Vukiçeviç zbërthen problemet e Laçit: Nuk shënojmë dhe po kërkojmë…

Dejan Vukiçeviç, trajneri i Laçit, e ka cilësuar të pashpjegueshëm faktin se si ekipi i tij mundet me shifrat 1-0 për herë të tretë në këtë edicion. Tekniku malazez i kurbinasve deklaroi për “Oversport” pas sfidës së humbur ndaj Bylisit se skuadra kishte bërë mirë deri diku, pro ajo që i mungonte ishte e dukshme.

vukicevic

“Është ndeshja e tretë radhazi që ndodh që mundemi me rezultat minimal. Ndodhi si në takimet e tjera dhe është e pashpjegueshme deri diku.

Kemi humbur 1-0 tre herë, e pamundur, e pashpjegueshme, nuk ndodh. Ishte një ndeshje me shumë raste dhe duhej durim që të mos pësonim, por një gabim në linjën e fundit dhe kemi pësuar, kështu iku ndeshja.

Sigursht me shqetëson shumë që ekipi nuk ka shënuar. Nuk ka shënuar në Europë në 2 ndeshje, ka shënuar vetëm 2 gola, tani kemi shënuar vetëm një gol në këto tre ndeshje dhe ky është problemi kryesor.

Nuk do të më pëlqente të humbja kurrë 4-0 por Roma pastaj humbi edhe në Bullgari. Sa i përket agresivitetit kemi një ekip të ri praktikisht, lojtarë të rinj në mesfushë. Me Ujkën kemi humbur shumë në mesfushë për shkak të dëmtimit të tij. Tani kërkojmë një mesfushor dhe provojmë të ndryshëm në çdo ndeshje se nuk kemi futbollistë të gatshëm në këtë pozicion. Është zemra e ekipit dhe siç e dini për shumë vite Laçi kishte një mesfushë të fortë që kishin luajtur për shumë vite bashkë. Tani po kërkojmë zgjidhje.

Adeleke, meqë nuk i shkon topi, po kërkon zgjidhje, i nevojitet hapësirë dhe nëse ia dalim të gjejmë hapësira është mirë, se varet nga mesfushorët. Nëse i vjen topi, mirë, nëse jo, do të kemi probleme”, tha Vukiçeviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"