E renditi Shkëndijën në vendin e tretë në kampionat, trajneri Qatip Osmani jep dorëheqjen nga kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2023 | 22:21

E renditi Shkëndijën në vendin e tretë në kampionat, trajneri Qatip Osmani jep dorëheqjen nga kuqezinjtë

Qatip Osmani nuk do të jetë më trajneri i Shkëndijës së Tetovës.

QATIP-OSMANI

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi shqiptar me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare duke shprehur se drejtuesit e kanë pranuar kërkesën e tij për dorëheqje.

Ndeshja e tij e fundit ishte përballë Rabotniçkit në kampionat që u mbyll me fitoren 1-2 të kuqezinjve, e cila ishte dhe e fundit për këtë sezon, duke e renditur Shkëndijën në vendin e tretë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"