E pranon menaxheri i klubit italian: Kemi arritur akordin me futbollistin e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 23:41

E pranon menaxheri i klubit italian: Kemi arritur akordin me futbollistin e Shqipërisë

Mbrojtësi i Shqipërisë dhe Empolit Frederik Veseli ka arritur akordin me klubin e Barit.

frederik veseli

Të paktën kështu shprehet menaxheri i merkatos së klubit barez Mateo Skala. Për “Radio Bari”, zyrtari i klubit që konkuron në Serinë C në Itali deklaron se 27-vjeçari kuqezi po reflekton aktualisht për të ardhmen e tij teksa te Empoli nuk i kanë mbetur mjaftueshëm hapësirë për t’u aktivizuar.

“Tashmë me Veselin kemi një marrëveshje, por po përpiqemi të kuptojmë se sa i motivuar është për të luajtur. Ai është duke reflektuar”, bën me dije Skala.

Empoli po kalon një situatë të keqe në Serinë B teksa noton në ujërat e rrezikshme për të zbritur në kategorinë e tretë të futbollit italian. Kalimi te Bari është mundësia më e mirë që ai të rifitojë sërish vendin e titullarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"