E PAZAKONTË/ Trajneri dhe dy lojtarë të ekipit anglez me COVID-19, klubi e mëson lajmin pak para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 22:45

E PAZAKONTË/ Trajneri dhe dy lojtarë të ekipit anglez me COVID-19, klubi e mëson lajmin pak para ndeshjes

Klubi anglez  Uest Hemi është befasuar pak minuta përpara ndeshjes së raundit të 1/16-ave të “Carabao Cup” me Hull Sitin teksa mësoi se trajneri  Dejvid Mojes dhe futbollistët Isa Diop dhe Xhosh Kallen ishin infektuar me koronavirus.
5472
Rezultatet e analizave mbërritën përpara fillimit të sfidës dhe menjëherë të tre janë larguar nga stadiumi i Londrës.

Megjithatë, ndeshja vazhdoi sipas axhendës dhe Uest Hemi kaloi në çerekfinale duke shpartalluar Hull Sitin 5-1, duke i bërë në njëfarë mënyrë dhuratë trajnerit Mojes dhe dy shokëve të skuadrës së infektuar me COVID-19.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"