E papritura nga Anglia, pronarët e Milanit janë gati të shpenzojnë miliarda për… Liverpulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 16:31

E papritura nga Anglia, pronarët e Milanit janë gati të shpenzojnë miliarda për… Liverpulin

Projekti i “RedBird Capital Partners” si pronarë të Milanit sapo ka filluar, por duket se kompania e investimeve amerikane që bleu klubin në verë, ka hedhur sytë drejt një klubi tjetër. Mediat britanike kanë bërë të ditur se kjo kompani, po sheh me interes tregun britanik dhe kërkon që të rritë në mënyrë të ndjeshme kuotat që ka në klubin e Liverpulit.

ffdgdfgdfgdfg

Para se të blinte Milanin, “RedBird” bleu në vitin 2021 11% të aksioneve në klubin e Liverpulit për 533 milionë paund, rreth gjysma e asaj që kanë investuar te Milani. Por një burim pranë kompanisë “FSG” që zotëron pjesën më të madhe të aksioneve të klubit anglez, tregoi se ata janë të interesuar që të shesin një tjetër pjesë pa humbur kontrollin. “Një shitje e 20% të kuotave mund t’u sigurojë atyre rreth 1 miliard paund”, shpjegoi ky burim.

“RedBird” raportohet se është i interesuar që të rritë kuotën e tij në mënyrë të ndjeshme, por jo aq sa të bëhet aksioner kryesor i klubit, pasi kështu do të detyrohej të hiqte dorë nga Milani. Rregulloret e UEFA-s nuk lejojnë që klube të cilat marrin pjesë në të njëjtat kompeticione të kenë të njëjtin pronar ndaj “RedBird” do të detyrohej të nxirrte në shtije kuqezinjtë nëse do të vendoste që të bëhet aksioneri kontrollues në klubin britanik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"