E papritura e radhës nga Spanja, Marcelo nën urdhrat e Arjan Peços!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 18:52

E papritura e radhës nga Spanja, Marcelo nën urdhrat e Arjan Peços!

Mbrojtësi brazilian Marcelo nuk ka vendosur ende nëse finalja e Ligës së Kampioneve ku ngriti lart trofeun, ishte hera e fundit e tij në fushën e lojës si futbollist apo jo. Lojtari mendohej se mund edhe të mbyllte karrierën e tij, mëse të suksesshme, pasi nuk shihte një ofertë interesante që mund ta shtynte të qëndronte në fushën e lojës.

marcelo

Por sot e përditshmja ”Marca” bën të ditur se një ofertë e tillë në fakt i ka mbërritur dhe bëhet fjalë për një ekip të njohur si Nica, që është gati t’i besojë atij një rol të rëndësishëm për sezonin e ri dhe jo vetëm. Sipas mediave spanjolle, klubi francez është prej disa ditësh në bisedime me ish-kapitenin e Realit, për ta bindur që të pranojë këtë ofertë dhe të vazhdojë karrierën e tij në Francë.

Trajneri i Nicës, Lysien Favre, është interesuar personalisht që Marcelo të bëhet pjesë e skuadrës për këtë sezon ku përkrah tij do të jetë si asistent edhe ish-futbollist i përfaqësues shqiptare, Arjan Peço.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"