E PAPRITUR/ Ylli i Sitit nuk bindet ende të shkojë te Bajerni, bavarezët kthejnë “shënjestrën” te sulmuesi që e kërkon Liverpuli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 23:09

E PAPRITUR/ Ylli i Sitit nuk bindet ende të shkojë te Bajerni, bavarezët kthejnë “shënjestrën” te sulmuesi që e kërkon Liverpuli

Bajerni i Mynihut nuk ka mbetur i kënaqur nga këmbëngulja e futbollistit të Mançester Sitit Lëroi Sane, i cili ka kërkuar rinegociojë sërish me drejtuesit e klubit pas ndryshimit të drejtorit të bordit të menaxhimit, post që mbahet prej muajit janar nga Oliver Kahn.

leroy-sane-manchester-city-2019-20_cxg3msejs8ma17glf63z2wdml

Sipas “Kicker”, drejtuesit e lartë të Bajernit po bëhe skeptikë nëse gjermani i talentuar është i aftë të përballë presionin dhe pritshmëritë e mëdha te Bajerni.

Në këtë situatë, media e famshme gjermane thekson se tani drejtuesit kanë ndërruar “shënjestër” në merkato dhe në plan të parë ka dalë sulmuesi i Lajpcigut Timo Verner. Prej disa vitesh, ai e ka stabilizuar veten si njëri prej futbollistëve më të mirë në Gjermani, aq sa ka rënë dhe në syrin e Liverpulit, i cili po punon më vete për ta bindur 24-vjeçarin të largohet nga atdheu.

verner

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"