E PAPRITUR/ “Nuk realizova dot ëndrrën e të luajturit futbollit ashtu siç dëshiroja”, lojtari shqiptar tërhiqet në moshën 29-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 14:34

E PAPRITUR/ “Nuk realizova dot ëndrrën e të luajturit futbollit ashtu siç dëshiroja”, lojtari shqiptar tërhiqet në moshën 29-vjeçare

Futbollisti i Lushnjes Okeljan Baze ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në moshën 29-vjeçare.
baze

Mesfushori i skuadrës myzeqare bëri të ditur vendimin e tij në rrjetet sociale, ku shprehu zhgënjimin që nuk mundi të realizonte siç duhej ëndrrën e tij për të luajtur në Shqipëri.

117685786_2011854975616096_2564409988463580586_n

Mesazhi i Okeljan Bazes

Përshëndetje të gjithë shokë, miq, sportdashës!

Ju njoftoj se nga sot kam hequr dorë përfundimisht nga futbolli i luajtur. Fatkeqësisht, nuk e arrita ta realizoja ëndrrën dhe pasionin për të luajtur futboll ashtu siç e kisha ëndërruar në Shqipërinë tonë të dashur, por shpresoj që brezat e rinj ta kenë këtë fat. Dua t’i falenderoj të gjithë pa përjashtim tifozët, shokët, trajnerët, punëtorët që kam njohur gjatë kësaj kohe. Kudo që kam luajtur jam munduar të lë miq e shokë duke mos vendosur interesa të tjerë përpara.

Me respekt, Okeljan Baze.

Baze ka luajtur gjatë karrierës me ekipet e Lushnjes, Kamzës, Pogradecit, Butrintit, Tërbunit dhe Egnatias.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"