E PAPRITUR/ Fati “ndëshkon” Kumbullën në momentin më të mirë, futbollisti dorëzohet pas 25 minutash lojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 17:50

E PAPRITUR/ Fati “ndëshkon” Kumbullën në momentin më të mirë, futbollisti dorëzohet pas 25 minutash lojë

Sfida e sotme midis Bolonjës dhe Veronës ka rezultuar fatale për mbrojtësin e Shqipërisë Marash Kumbulla.

marash-kumbulla-001

Qendërmbrojtësi kuqezi u detyrua të linte fushën në minutën e 25-ë të takimit pas një dëmtimi që pësoi. 19-vjeçari nuk mundi të rezistonte më shumë dhe la takimin në mes.

Ende nuk dihet se cila është shkalla e dëmtimit dhe afati që ai do të mungojë. Dëmtimi i sotëm erdhi si një goditje e rëndë për Kumbullën, i cili po kalonte një formë fantastike në kampionatin italian dhe shumë klube të mëdha kishin bërë oferta për ta blerë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"