E PAPRITUR/ E quajti Mezanin “të paaftë”, Gjilani “burgos” Grecën: Është lojtari ynë deri në fund të sezonit, do të ndëshkohet nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2020 | 18:50

E PAPRITUR/ E quajti Mezanin “të paaftë”, Gjilani “burgos” Grecën: Është lojtari ynë deri në fund të sezonit, do të ndëshkohet nëse…

Klubi i Gjilanit deklaron se ish-futbollisti i Tiranës dhe Kukësit Bedri Greca mbetet pjesë e “Skifterave”, pavarësisht akuzave ndaj trajnerit të Gjilanit Gentian Mezani për paaftësi dhe sjellje të pahijshme ndaj tij.

Greca

Në një komunikatë zyrtare, kryesuesit e kampionatit të Kosovës theksojnë se ish-futbollisti bardheblu është ende lojtar i Gjilanit, pasi ka kontratë me ta deri në fund të sezonit. Ndërkohë, paralajmëroi lojtarin se do të ndëshkohet nëse ai vendos të prishë kontratën në mënyrë të njëanshme.

Futbollisti është larguar nga skuadra e Kosovës në shenjë pakënaqësie ndaj trajtimit që i ka bërë tekniku vlonjat, por duket se ndërprerja e bashkëpunimit nuk është bërë në rrugë ligjore.

Njoftimi i Gjilanit:

Ditëve të fundit nëpër mediat shqiptare, lojtari Bedri Greca ka dhënë disa deklarata që përmbajnë shumë të pavërteta, madje duke tejkaluar çdo etikë duke  tentuar të njollosë punën e jashtëzakonshme që po e bën trajneri Gentian Mezani.

SC Gjilani njofton mediat dhe gjithë opinionin publik se Bedri Greca edhe më tutje është lojtar i klubit tonë, sipas kontratës së vërtetuar në FFK, që është e vlefshme deri në fund të këtij sezoni.

Bëjmë të ditur se klubi nuk ka asnjë detyrim ndaj tij, ndërsa për shkeljet disiplinore dhe veprimet tjera deri te shkëputja eventuale e kontratës, klubi do t’i drejtohet organeve kompetente në FFK.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"