“E pafalshme kjo situatë ku jemi”, Ndreca thirrje Kukësit: Le të shpëtojmë sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2023 | 23:41

“E pafalshme kjo situatë ku jemi”, Ndreca thirrje Kukësit: Le të shpëtojmë sezonin

Edison Ndreca është një nga lojtarët më të mirë të Kukësit në triumfin 1-0 që verilindorët arritën ndaj Partizanit, në javën që sapo u mbyll. Futbollisti pati një lidhje direkt me “Sport News” në “News 24”, teksa ndër të tjera tregoi:

dwdw

Ndeshja e fundit- Ishte ndeshje shumë e rëndësishme ajo ndaj Partizanit. Ndeshja u interpretua mirë. Ne e kemi patur si mace të zezë. Kjo fitore erdhi në momentin e duhur.

Uroj që Taipi të shënojë edhe gola të tjerë, më të bukur. Jemi në pozita të vështira. Jemi sërish në zonën e ftohtë. Në verë ka patur një ndryshim të madh lojtarësh dhe ai ishte problemi jonë kryesor. Besoj se do të vazhdojmë të fitojmë.

Mendoj se është një kampionat i çuditshëm. Uroj dhe shpresoj që gjërat të shkojnë mirë. Edhe në ndeshjen me Teutën, bëmë një takim të mirë. Unë mendoj se kemi bërë paraqitje të mira. Gjërat që kanë kaluar do i hedhim pas shpine, ne do bëjmë maksimumin për të ardhmen dhe të shpëtojmë sezonin. Kjo fazë ku jemi është e pafalshme për ne.

Merkato- Shpresoj që t’i shërbej ekipit këtu ku jam. Në verë nuk i dihet çfarë do të ndodhë”, u shpreh Ndreca.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"