E mori Konte në ekipin e parë, flet talenti italian: Kam realizuar ëndrrën, duhet të qëndroj me këmbë në tokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 17:58

E mori Konte në ekipin e parë, flet talenti italian: Kam realizuar ëndrrën, duhet të qëndroj me këmbë në tokë

Sebastiano Esposito është një nga lojtarët që premton shumë për të ardhmen, për shkak se po tregon performanca të shkëlqyera.esposito-e1571873072641

Ishte pikërisht Antonio Konte, i cili vendosi ta marrë lojtarin në ekipin e parë, ndonëse ky i fundit është vetëm 17-vjeç. Edhe Esposito nuk e ka zhgënjyer trajnerin, pasi gjithmonë kur është aktivizuar ka dhënë më të mirën.

Së fundmi sulmuesi ka dhënë një intervistë, ku shprehet se tashmë duhet ët qëndrojë me këmbë në tokë.“Kam realizuar një nga ëndrrat e mia më të mëdha duke luajtur për Interin. Dua të falënderoj drejtuesit, të cilët më kanë besuar gjithmonë dhe për këtë jam shumë i lumtur. esposito

Konte më konsideron titullar? Fjalët e tij më japin një kënaqësi të jashtëzakonshme. Megjithatë unë tani duhet të qëndroj me këmbë në tokë.”, u shpreh Esposito.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"