E largoi dy vite më parë, Inter gati të rikthejë yllin e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 15:37

E largoi dy vite më parë, Inter gati të rikthejë yllin e Serisë A

Inter po mendon të rikthejë përsëri mesfushorin e Romës Nikolo Zaniolo, pasi e la të largohej dy vite më parë. Zaniolo luajti një rol të madh në suksesin e të rinjve të Interit në sezonin 2017-2018, por më pas u largua drejt Romës si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit për të sjellë Naingolanin në Milano.

zaniolo.roma.bocca.2018.19.750x450

“Tuttosport” pretendon se zikaltërit janë të gatshëm të luftojnë me Juventusin në merkato për yllin e Romës. Roma mund të mos e arrijë dot zonën e Ligës së Kampionëve, dhe në këto kushte mund të jetë e detyruar ta shesë lojtarin.

Zaniolo i cili që ka qenë i lidhur edhe me Real Madridin mbi një transferim të mundshëm vlerësohet diku tek 50-60 milion euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"