E la shtëpinë të papastër, Dembele hidhet në gjyq nga pronari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 10:15

E la shtëpinë të papastër, Dembele hidhet në gjyq nga pronari

Nuk kanë fund telashet për Ousman Dembele. Kampioni i Botës, duket se jashtë fushës nuk e ka nën kontroll jetën e tij. Kur ai u transferua te Barcelona në gusht të vitit 2017, ai e la banesën në gjendje krejtësisht kaotike, duke mos e pastruar. Pronari i shtëpisë në Dortmund, ka paraqitur një padi në Gjykatën e Qarkut të Dortmundit duke kërkuar një dëmshpërblim 20.725.76 euro nga Dembele për lënin të papastër të shtëpisë.

7,w=993,q=high,c=0.bild (1)

Plehrat dhe njollat ishin të shpërndara në shtëpi, madje futbollisti i Barcelonës nuk i ktheu as çelësat pronarit të shtëpisë ku ai qëndronte me qira. Plot 105 milionë euro pagoi Barcelona për ta marrë futbollistin francez, pasi ky i fundit kishte kontratë deri në verën e vitit 2018 me Borusian e Dortmundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"