E kritikoi dhe e zëvendësoi Mbapen, trajneri i Francës sqaron gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 21:22

E kritikoi dhe e zëvendësoi Mbapen, trajneri i Francës sqaron gjithçka

Kilian Mbape është një lojtar i shkëlqyer dhe për këtë asnjë nuk ka dyshim. Në disa raste ai e tregon se është i ri dhe i papjekur. I tillë ka qenë dhe rasti në ndeshjen me Uruguajin ku 19-vjeçari protestoi në mënyrë të ashpër për një vendim.

5f2a7245-80f1-40c7-a935-a2d9d63f3c54

Kjo nuk i pëlqeu trajnerit Deshamps pasi ai e kishte një të verdhë dhe nuk donte që ta humbiste lojtarin. Megjithatë trajneri ka gjetur momentin dhe e ka shpjeguar reagimin e tij të ashpër ndaj djaloshit.

mbape

“I thashë: Kilian! Kilian! Nuk e meriton, por mos e bëj më,” tha trajneri francez, i cila më vonë e zëvendësoi djaloshin. “Unë jam trajneri juaj dhe unë dua të mirën tënde. Ai e meriton të gjithë admirimin për gjithçka që ai bën, por kur bën diçka që nuk më kënaq mua … e bëj për hir të tij. Nuk dua ta humbas atë për ndeshjen e ardhshme”, shpjegoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"