E krahasojnë me Ibrahimoviçin, sulmuesi shqiptar drejt kalimit te klubi i madh grek

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2020 | 22:50

E krahasojnë me Ibrahimoviçin, sulmuesi shqiptar drejt kalimit te klubi i madh grek

Emiliano Bullari luan për të rinjtë e Olimpiakos në Greqi, ku ka treguar paraqitje të shkëlqyera, duke tërhequr edhe vëmendjen e disa ekipeve të tjera.bullari ne londer (1)

Sipas asaj që shkruan media greke “Sportime”, e ardhmja e sulmuesit shqiptar pritet të jetë te PAOK-u. Thuhet se drejtuesit e klubit nga Selaniku e pëlqejnë shumë 19-vjeçarin dhe dëshirojnë ta marrin në ekipin e tyre, dhe për këtë kanë nisur bisedimet me lojtarin.

Kontrata sulmuesit i skadon ditën e sotme dhe rinovimi i saj duket shumë larg. Bullari është 1.90m i gjatë dhe në Greqi atë e gjuajnë si Ibra i ri, për shkak të fizikut të madh dhe asaj që tregon në fushë.

faksimile

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"