E konfirmon Juventusi, operacioni i De Ligt kalon me sukses. Ja sa do mungojë mbrojtësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2020 | 17:03

E konfirmon Juventusi, operacioni i De Ligt kalon me sukses. Ja sa do mungojë mbrojtësi

Juventus lajmëroi sot se Matijas De Ligt do qëndrojë jashtë fushave për rreth tre muaj pas operacionit në shpatull. Hollandezi e dëmtoi shpatullën që në 2019, dhe ka luajtur i dëmtuar me Juventusin duke e përkeqësuar gjendjen e shpatullës.

de ligt

De Ligt priti fundin e sezonit për të kryer operacionin në shpatull. Në deklaratën e Juventusit konfirmohet se operacioni ka kaluar me sukses dhe lojtari do mungojë për rreth tre muaj. Kjo do të thotë që De Ligt nuk do mundet të luajë nën drejtimin e trajnerit të ri, Pirlos deri në mesin e muajit nëntor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"