E kishte veshur në vitin 1982, në SHBA shitet fanella e Majkëll Xhordan për shifrën rekord… 1 milion euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2021 | 14:12

E kishte veshur në vitin 1982, në SHBA shitet fanella e Majkëll Xhordan për shifrën rekord… 1 milion euro

Një fanellë e veshur nga legjenda e bastekbolli Majkëll Xhordan në vitin 1982 është shitur për shifrën rekord prej 1 milionë eurosh.

1

Fanella ishte veshur nga Xhordan në sezonin e dytë në Universitetin e Karolinës së Veriut. Kjo fanellë është e vetmja që përputhet me foton e tij në kopertinën e një reviste në vitin 1982.

Më parë është shitur dhe një fanellë e tij kur luante për Çikago Bulls për shifrën e 460 mijë eurove ndërsa një palë atlete Air Jordan u shitën për shifrën rekord të 426 mijë eurove në një ankand të mbajtur disa muaj më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"