E kërkonte Interi, mesfushori i talentuar kryen vizitat mjekësore te Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 18:35

E kërkonte Interi, mesfushori i talentuar kryen vizitat mjekësore te Milani

Milani pritet të bëjë ndryshime të shumta në merkato, ku objektivi i qartë do të jetë të afrohen lojtarë të rinj, që mund t’i sjellin klubit fitime edhe për të ardhmen.

Bjorklund_Ariatti_Milan_arrivo_1_GDM

Pikërisht për këtë, drejtuesit kanë nisur nga puna që tani, teksa kanë arritur marrëveshjen me një talent suedez. Bëhet fjalë për Lukas Bjorklund, i cili është vetëm 16 vjeç dhe ka shkëlqyer me të rinjtë e Malmos.

Futbollisti i cili luan në mesfushë shihet si një lojtar me të ardhme të ndritur dhe për këtë arsye drejtuesit kuqezi kanë nxituar për të arritur marrëveshjen.Bjorklund_Milan_arrivo_GDM

“Di Marzio” raporton se Bjorklund ka zbarkuar ditën e sotme në Milano, ku ka filluar edhe vizitat mjekësore dhe më pas do të vijë edhe zyrtarizimi.  Gjithashtu lojtarin e kërkonte edhe Interi me Bolonjën, por drejtuesit e Milanit janë treguar më të shpejtë për të firmosur me të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"