E kërkon Konte te Interi, një tjetër ekip italian nis kontaktet me Florencin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 18:12

E kërkon Konte te Interi, një tjetër ekip italian nis kontaktet me Florencin

Alesandro Florenci nuk po gjen hapësira te Roma këtë sezon në drejtimin e Fonsekës, dhe po mendon largimin në merkaton e ardhshme.FLORENZI

Mbrojtësi nuk po luan as në kampionat, por as në Ligën e Europës, dhe po mendon të kalojë te një ekip tjetër ku mund të ketë më shumë minuta. Lojtari pëlqehet shumë nga tekniku zikaltër, Antonio Konte, i cili e ka trajnuar më parë edhe te kombëtarja e Italisë.

Kohët e fundit qarkullojnë lajme se Interi mund të provojë në janar të afrojë lojtarin në ekip,  duke ditur që edhe ai do ta shikonte me një sy të mirë të bashkohej përsëri me Konten. Megjithatë tashmë edhe një ekip tjetër e dëshiron lojtarin në skuadër.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, drejtuesit e Fiorentinës prej kohësh e ndjekin lojtarin, dhe do të provojnë ta transferojnë në janar. Madje thuhet se drejtuesit vjollcë kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit, dhe shpresojnë të arrijnë një marrëveshje me lojtarin së shpejti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"