E kërkojnë në Rusi, futbollisti i njohur i Kosovës “gjurmohet” nga dy klube të Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 15:56

E kërkojnë në Rusi, futbollisti i njohur i Kosovës “gjurmohet” nga dy klube të Serisë A

Futbollisti i Kosovës Mërgim Vojvoda dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm në Serinë A, ndërsa interes për të ka shfaqur dhe klubi rus Spartak Moska.
I patitulluar
Sipas informacioneve të mediave të huaja, mbrojtësi i krahut i Standart Liezhit kërkohet nga Atalanta dhe Torino dhe vetë menaxheri i tij Adrian Aliaj ka pranuar se klienti i tij preferon të vazhdojë karrierën në Itali.

Vojvoda është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Kosovës së bashku me Milot Rashicën, Vedat Muriqin, Arbër Zenelin, etj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"