E kërcënuan për orientimin seksual, tërhiqet nga detyra e shefit të arbitrave në Egjipt ish-gjyqtari i Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 21:25

E kërcënuan për orientimin seksual, tërhiqet nga detyra e shefit të arbitrave në Egjipt ish-gjyqtari i Premier Ligës

Ish-arbitri i njohur i Premier Ligës, Mark Klatenburg është detyruar të japë dorëheqjen nga posti i shefit të arbitrave në Egjipt, një post që e mori në gushtin e vitit 2022.

klatenburg

Mediat vendase bëjnë me dije se Klatenburg, u largua për shkak të kërcënimeve nga ana e tifozëve të klubit Zamalek, të cilët ishin të nxitur edhe nga ana e presidentit Mortada Mansour.

Presidenti i Zamalek, e kishte sulmuar publikisht Klatenburgun se ndikonte për keq në futbollin e Egjiptit, teksa e akuzoi britanikun se ishte ndarë nga bashkëshortja e tij për të nisur një lidhje me një person të së njëjtës gjini.

Pas protestave dhe kërcënimeve, 47-vjeçari, ish-arbitër në Premier Ligë, vendosi të largohet nga Egjipti ndërsa pretendon edhe se nuk është paguar për dy muajt e fundit të punës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"