E FUNDIT/ Ventura i shkarkuar, ja kush janë 4 kandidatët për ta zëvendësuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2017 | 23:58

E FUNDIT/ Ventura i shkarkuar, ja kush janë 4 kandidatët për ta zëvendësuar

Lënia jashtë Botërorit e Italisë, ashtu siç edhe pritej, ka sjellë furtunë në ambientin italian. Ventura është tashmë i shkarkuar nga stoli i axurrëve, dhe mediat italiane nxjerrin menjëherë emrat e rinj, që mund të zëvendësojnë Xhan Pieron, pas kësaj paraqitje skandaloze.

ventura

Ançeloti, Alegri, Konte dhe Mançini, janë më të favorizuar, për stolin e kombëtares. Zgjedhja duket se do të jetë e vështirë, duke parë këtë situatë aspak komode që po kalon ekipi italian, i cili kërkon një reformim të thellë, që nga rrënjët.

Sipas sondazhit të “Gazzeta Dello Sport”, Ançeloti është më i pëlqyeri nga tifozët italian për të zëvendësuar 69-vjeçarin, me 65.8 % të votave.

Sondazhi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"