E FRIKSHME/ E përplas kamioni, ish-piloti i Formula 1 në gjendje kritike për jetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2020 | 23:00

E FRIKSHME/ E përplas kamioni, ish-piloti i Formula 1 në gjendje kritike për jetën

Ish-piloti i Formula 1 dhe ish-kampioni i “Champ Car” dhe fituesi i 4 medaljeve të arta për Lojërat Paraolimpike Aleks Zanardi pësoi një aksident të rëndë ditën e sotme.
POTD-Zanardi-2

Sipas mediave të huaja, ai është përplasur nga një kamion në autostradën e Piencas dhe ka pësuar dëmtime serioze në kokë. Pasi u transportua me urgjencë me autoambulancë, 53-vjeçari Zanardi i është nënshtruar një operacioni neurokirurgjikal.

Zanardi pilotoi në F1 në vitet 1991-1994 dhe në vitin 1999. Ai korri sukses në kategorinë e garave automobilistike “Champ Car” duke u shpallur dy herë kampion bote.

Në vitin 2001, ai humbi të dja këmbët pas një aksidenti të frikshëm në në garën e Gjermanisë në vitin 2001. Më pas, Zanardi fitoi 4 medalje ari në Lojërat Paraolimpike (ku garojnë paraplegjikët).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"