“E fitova bastin”, reagon sulmuesi i Tomorit: Në Berat më kanë dhënë përgjegjësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2023 | 14:07

“E fitova bastin”, reagon sulmuesi i Tomorit: Në Berat më kanë dhënë përgjegjësi

Vetëm 237 minuta i mungojnë për të qenë “rekordmen”, e megjithatë Samuel Solomon nuk ankohet. Sulmuesi është i lumtur që i ka luajtur të 12- ta ndeshjet me Tomorin dhe “bastin” e tij e quan të fituar.

tomori

Gjatë një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, mesfushori e komenton kështu aventurën në Berat.

“E kam fituar ‘bastin’ tim me Tomorin. Kur më thanë që të vija këtu, jo vetëm që nuk e njihja historinë 99 vjeçare të klubit, por as e imagjinoja që në Berat futbollin e konsideronin si një Perëndi. Unë kam fituar gjithçka me punë, duke treguar seriozitet të madh gjatë stërvitjes, por më së shumti në ndeshjet zyrtare. Nuk kam humbur asnjë javë, ndonëse jo me minutazh të plotë. Jam profesionist dhe flas shumë hapur, kështu që s’mund të mohoj dy detaje, jam shumë i kënaqur me trajtimin financiar dhe ambientin që më rrethon në Berat, por dhe i jam shumë mirënjohës klubit, tifozërisë, por në veçanti trajnerit. Më ka ngarkuar përgjegjësi në taktikën e sugjeruar prej tij. Në fund, kam një mesazh për shokët e skuadrës dhe gjithë drejtuesit që janë të mrekullueshëm. Në fazën e dytë do të punojmë edhe më shumë dhe do të jemi më rezultativ. Gara do të jetë vërtet e fortë dhe më e ashpër, por shanset tona i kemi. Mjaftojnë që të mos dorëzohemi për misionin tonë”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"