“E dinim se çfarë duhej të bënim”, Obamejang flet për fitoren ndaj Ish-skuadrës: Nuk ishte një ndeshje e lehtë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 19:34

“E dinim se çfarë duhej të bënim”, Obamejang flet për fitoren ndaj Ish-skuadrës: Nuk ishte një ndeshje e lehtë…

Çelsi triumfoi 3-0 ndaj Milanit, duke marrë fitoren e parë në fazën e grupeve, që e ngjiti në kuotën e 4 pikëve, në vendin e dytë. Skuadra e Graham Poter pati tërë kohës kontrollin e lojës dhe krijoi një mori rastesh, por gjeti golin e avantazhit me Fofana vetëm në minutën e 24-të.

oubamejang

Gjithashtu në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola nga Xhejms dhe Obamejang. Ky i fundit foli në një intervistë për “BT Sport” ku komentoi sfidën me kuqezinjtë.

“Ne e dinim se çfarë duhej të bënim kundër Milanit. Mendoj se mbrojtësit tanë bënë një punë të jashtëzakonshme. Është më e lehtë kur fiton ndeshje, humori është shumë i mirë për momentin. Ne do të përpiqemi të vazhdojmë kështu. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, ata luajtën mirë në pjesën e parë, por ne e mbajtëm intensitetin shumë lart, ishim dominues dhe me shumë besim.

Pata një pritje shumë të mirë nga shokët e skuadrës dhe stafi. Mendoj se goli i parë ishte shumë i rëndësishëm, na dha forcë dhe besim për të luajtur”, u shpreh sulmuesi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"