“E dija që do të shënoja pasi më anuluan golin”, Tuci flet për “perlën” e tij kundër Hajdukut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2020 | 12:32

“E dija që do të shënoja pasi më anuluan golin”, Tuci flet për “perlën” e tij kundër Hajdukut

Sulmuesi shqiptar i Lokomotivës së Zagrebit Indrit Tuci rrëfen se e dinte që do të shënonte ndaj Hajduk Splitit në ndeshjen e fundit të kampionatit kroat, ku skuadra e tij fitoi me përmbysje nga 0-2 në 3-2.
Tuci-Lokomotiva
Në prag të ndeshjes së nesërme kundër Istras, 19-vjeçari nga Lezha tregoi për kanalin e Lokomotivës së Zagrebit se e kishte ndjesinë që do të barazonte takimin. Fillimisht, atij iu anulua gol në minutën e 59-ë, ndërsa 7 minuta më pas barazoi me një supergol.

Megjithatë, Tuci shtoi se e rëndësishme është që Lokomotiva e Zagrebit të fitojë ndeshjet e ardhshme.

“Pas golit të anulluar, e dija që do të shënoja sërish! Është një ndjesi fantastike të shënos në këto ndeshje kaq të mëdha dhe të rëndësishme. Shpresoj të shënoj më shumë gola të tillë në të ardhmen. Për ndeshjen e ardshshme na intereson vetëm fitorja, por e dimë që nap ret nëj takim shumë e vështirë. Nuk ka rëndësi nesër kush shënon, por të fitojmë. Në fund të falenderoj të gjithë tifozët tanë që na mbështetën me atë atmosferë të bukur kundër Hajdukut”, u shpreh Indrit Tuci.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"