E dashura e Sensit tërbon interistët, i bën “like” festës së juventinëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 22:01

E dashura e Sensit tërbon interistët, i bën “like” festës së juventinëve

Në vetëm pak muaj, Antonio Konte arriti ta transformojë skuadrën e Interit, duke e bërë një kandidate serioze për titullin kampion në Itali.


sensi

Por zikaltrit, edhe këtë herë po hasin vështirësi gjatë muajit janar, ku për të dytin takim radhazi lëshuan pikë rrugës, duke u ndalur në barazim dhe tashmë i shikojnë “të urryerit” e Juventusit 4 pikë përpara, ndërkohë që duhet të ruhen edhe nga pas, ku mund të parakalohen nga Lacio (bardhekaltrit kanë një ndeshje më pak).

Si të mos mjaftojë kjo situatë, në kampin zikaltër e ka shtuar edhe më shumë inatin e dashura e mesfushorit Stefano Sensi. Bukuroshja italiane i ka bërë “like” në “Instagram” një fotoje ku Ronaldo feston, së bashku me Dibalën, golin e fitores ndaj Parmës.sensi-tek-interi-julia-cmend-milanon-foto_5d1bc6b36b931

Ishte pikërisht ky gol që i dërgoi zikaltrit në -4 pikë në renditje. Me sa duket, zemra e Xhulia Amodios rreh për skuadrën më të titulluar italiane, Juventusin.

Giulia-Amodio 333333333 giulia-amodio-fidanzata-sensi-1200x600-e1567590638863

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"