E bujshme/ Ylli anglez mendon të braktisë “3 luanët” për të luajtur në Katar 2022

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2022 | 22:04

E bujshme/ Ylli anglez mendon të braktisë “3 luanët” për të luajtur në Katar 2022

Kallum Hadson-Odoi, futbollist i Çelsit, po mendon të braktisë kombëtaren angleze për t’iu bashkuar Ganës që do t’i ofronte një vend në skuadër për Botërorin Katar 2022. Sipas asaj që raporton “Goal”, futbollisti i zhgënjyer nga mungesa e grumbullimit tek “3 luanët” do të ishte duke menduar seriozisht mundësinë e kalimit tek kombëtarja e origjinës.

odoi

Rregullat e reja të vendosura nga FIFA e lejojnë futbollistin ta bëjë këtë ndryshim, me 21-vjeçarin i cili nuk është grumbulluar nga trajneri anglez Sauthgejt në 2 vitet e fundit.

Gana nga ana tjetër, pasi ka siguruar një vend në Botëror, do të ishte mëse e kënaqur ta shtonte organiken e ekipit me një futbollist me kualitetin e Hodoit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"