E bujshme/ Kamza blen Zisin e Bylisit, ja shifra që pagoi për futbollistin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2018 | 10:35

E bujshme/ Kamza blen Zisin e Bylisit, ja shifra që pagoi për futbollistin

Kamza shpenzon 40 mijë euro për të siguruar shërbimet e një lojtari shumë cilësor si Niko Zisi, i cili prej një sezoni ka qenë pjesë e Bylisit në Kategorinë e Parë. 22-vjeçari është kërkuar në këtë periudhë nga shumë klube të Superiores, mes tyre Flamurtari, Teuta dhe Luftëtari, por presidentin e ballshiotëve e ka bindur vetëm Kamza. Kësisoj, dje “Panorama Sport” zbuloi ekskluzivisht edhe paktin mes drejtuesve të klubeve, Naim Qarrit të Kamzës dhe Besnik Kapllanaj të Bylisit.

28377504_10211758449782933_3103797359655094109_n

Palët ishin prej ditësh në bisedime dhe orët e fundit kanë qenë vendimtare për të bindur presidentin ballshiot. Zisi ka qenë një kërkesë e trajnerit Bledar Devolli, i cili e ka pasur një vit më parë në skuadër, pikërisht kur drejtonte ballshiotët. Duke njohur mirë vlerat e tij dhe për më tepër moshën e re të lojtarit, Kamza është bindur për të bërë një investim jo të vogël.

ZIZI

Në arkën e Bylisit janë derdhur 40 mijë euro, ndërkohë që ballshiotët do të mbajnë 30% të kartonit të lojtarit, i cili do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me Kamzën. Që sot Zisi pritet të dalë në stërvitje nën urdhrat e Devollit dhe nuk është çudi që të jetë gati për ndeshjen e parë ndaj Tiranës, e cila do të luhet të dielën në “Selman Stërmasi”.

MOÇKA DHE PLAKU – Kamza ka mbyllur fazën përgatitore me miqësoren që luajti të shtunën kundër Dinamos. Trajneri Devolli ka mbetur i kënaqur nga mënyra sesi shkuan gjërat për tetë ditë qëndrimi në Ohër të Maqedonisë. Aktualisht, i vetmi shqetësim është ardhja në formë e blerjeve, duke filluar nga ajo e argjentinasit Nestor Martinena, e gjithashtu mbrojtësit Olsi Teqja, të cilët i janë bashkuar me vonesë grupit. Këtë javë pritet të nisë stërvitjen edhe mesfushori nigerian, Nuredin Orelesi, i cili humbi fazën përgatitore për shkak të problemit me vizën. Klubi po punon për të mbyllur merkaton me një portier cilësor, që do t’i bashkohej Ilir Avdylit.

Mocka

Mësohet se drejtuesit janë futur në bisedime me Shpëtim Moçkën, i cili ka mbyllur sezonin te Teuta. Gjithashtu, po negociohet edhe me një portier italian. Në fund të kësaj jave do të saktësohet edhe e ardhmja e Sebino Plakut, që është e destinuar të jetë me Kamzën. Sulmuesi që mbajti shiritin e kapitenit gjatë vitit të kaluar ka rënë dakord me drejtuesit dhe do t’i bashkohet ekipit menjëherë pasi të përfundojë angazhimin me Kukësin në Ligën e Europës. Zyrtarizimi i Plakut do të kompletonte skuadrën, teksa është dubluar në këtë mënyrë çdo pozicion, për më tepër reparti i sulmit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"