E bujshme, Hamilton kreu manovër të gabuar, FIA nis hetimin për ti hequr fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2018 | 20:30

E bujshme, Hamilton kreu manovër të gabuar, FIA nis hetimin për ti hequr fitoren

Hamilton dhe skuadra e tij do të hetohen në lidhje me fitoren e sotme. Diskutohet që britanikut mund ti heqin fitoren në Çmimin e Madh të Gjermanisë. Është FIA ajo që e bën të ditur këtë gjë ku në një dokument shkruhet se do të fillojë hetim ndaj britanikun dhe skuadrës së tij.

399917_TS_22-07-18_7055004909_

Kjo sepse në xhiron e 53 kur në fushë u fut makina e sigurisë, Hamilton ishte duke iu drejtuar bokseve kur me një urdhër nga skuderia ai bëri një manovër dhe duke shkelur barin, hyri përsëri në fushë. Flitet se dënimi për Hamilton mund të jetë 5 sekonda dhe kështu ai do të humbiste vendin e parë pasi Valteri Botas i cili u rendit i dyti ishte vetëm 4.535 sekonda larg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"