E BUJSHME/ Beshiktashi dhe Gallatasarai merkato në Kosovë, hedhin “grepat” për ish-futbollistin e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2020 | 16:37

E BUJSHME/ Beshiktashi dhe Gallatasarai merkato në Kosovë, hedhin “grepat” për ish-futbollistin e Skënderbeut

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar në mediat kosovare ditën e sotme. Bëhet fjalë për talentin e Ballkanit, Blendi Baftiu, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Skënderbeut.

bLENDI BAFTIU

22-vjeçari, i cili spikati këtë sezon në kampionatin kosovare duke realizuar 19 gola ka përfunduar në listën e dëshirave të 2 klubeve presigjioze turke, Beshiktash dhe Fenerbahçe.

Lajmi është bërë publik nga media turke “IHA”, teksa drejtuesit e klubit nga Suhareka, kërkojnë të mbushin arkat, me shitjen e xhevahirit të tyre, i cili së fundmi u vlerësua edhe nga UEFA, në listën e 50 talenteve më të mirë që duhen vëzhguar. Mbetet të mësohet me mjaft interes se cila do të jetë karriera e Baftiut, një futbollist me mjaft prespektivë…

Baftiu588

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"