E ardhmja në pikëpyetje, Zhoao Kanselo: Të gjithë e dinë që dua të qëndroj këtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 18:57

E ardhmja në pikëpyetje, Zhoao Kanselo: Të gjithë e dinë që dua të qëndroj këtu

Zhoao Kanselo është kthyer të luajë titullar me Barcelonën pas frikës që shkaktoi vizita e tij mjekësore për një problem të hamendësuar në zemër. Portugezi ka bërë një paraqitje mjaft të mirë kundër Las Palmasit.

2084787181.0

Në fund të takimit ai ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke e bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë te Barcelona. “Është gjithnjë kënaqësi të luash për këtë klub. Të gjithë e dini dëshirën time”, deklaroi portugezi. Klubi katalanas po bën përpjekje prej muajsh për të bindur Mançester Sitin që ta huazojë edhe për një vit tjetër mbrojtësin e tij. Por deri më tani “Qytetarët” nuk kanë shprehur ndonjë vullnet për ta bërë një gjë të tillë.

Ata duan që ta shesin mbrojtësin e djathtë dhe i kanë vënë një çmim prej 25 milionë eurosh, të vështira për t’u paguar nga Barcelona në këto momente.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"