E ardhmja/ Në Itali i mbaron koha, Rei Manajt i mbetet Turqia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 8:49

E ardhmja/ Në Itali i mbaron koha, Rei Manajt i mbetet Turqia

Rei Manaj mund të largohet nga Uotfordi pa mbushur ende sezonin e parë në Angli. 25-vjeçari iu bashkua Uotfordit vetëm në verë, në një marrëveshje me Barcelonën, por mund të thuhet se gjërat nuk kanë shkuar saktësisht sipas planit për lojtarin.

DIA_5591-featured_image

Problemet me dëmtimet nënkuptojnë se Manaj është kufizuar në vetëm gjashtë paraqitje deri më tani në kampionat, gjatë së cilës periudhë ai ka arritur vetëm një gol. Dhe me trajnerin Slaven Biliç, i cili tashmë ka një repart të ngjeshur, Manaj duhet të luftojë shumë për të kapur minuta.

BIE PISTA E ITALISË- Një lëvizje mund të ndodhte dje për sulmuesin kuqezi, teksa Udineze e shihte si një opsion për të zëvendësuar Nestorovskin nëse do të kalonte te Sampdoria. Ky transferim nuk ndodhi dhe Manaj mbetet në pritje. Kështu, me kalimin e afatit që ishte dje, shpresat e sulmuesit për një kalim në Spanjë apo Itali u shuan. Tashmë agjentët e lojtarit duhet të shohin një pistë tjetër, teksa e preferuar mbetet ajo e Turqisë.

TURQIA- Në këtë kampionat merkatoja nuk është mbyllur ende dhe përfaqësuesit e Reit janë në diskutime me disa klube turke, ku afati për të kompletuar një transferim është në datën 8 shkurt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"