E ardhmja e tij ende në ajër, Kamberin e “telefonojnë” nga Anglia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 10:25

E ardhmja e tij ende në ajër, Kamberin e “telefonojnë” nga Anglia

Me sezonin e mbyllur në Skoci, e ardhmja e sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë Florian Kamberi mbetet ende në ajër.
kamberi
Kur flitej se lojtari i huazuar te Glasgou Rejnxhërs do të firmoste me ekipin e drejtuar nga Stiven Xherrard, fati i tij mund të marrë një drejtim të papritur. Sipas “Daily Records”, Kamberi kërkohet nga klubi anglez i Hull Sitit, i cili luan në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Kur pritet debutimi me kombëtaren e Shqipërisë, për Kamberin janë interesuar dhe klube gjermane dhe polake, megjithatë vendimi se ku do të vazhdojë karrierën nuk do të jetë i lehtë për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"