Dy ndeshje, dy gola… në vetëm 40 minuta. Rapaj vazhdon të shënojë në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 22:25

Dy ndeshje, dy gola… në vetëm 40 minuta. Rapaj vazhdon të shënojë në Angli

Irdi Rapaj ka më pak se një javë në futbollin anglez, por menjëherë ka filluar të lërë shenjë në National League North  me fanellën e Ueston. Ish-sulmuesi i Bylisit dhe Apolonisë iu bashkua kësaj skuadre vetëm një javë më parë, pasi plotësoi lejen e punës që i nevojitej.

rapa

Ai tregoi klubit të tij se kishte bërë zgjedhjen e duhur duke i besuar, pasi shënoi që në ndeshjen e parë ku u aktivizua në 15 minutat e fundit dhe shënoi golin e barazimit 1-1 ndaj Shelmsford.

Dje, ai ishte përsëri zëvendësues, por përsëri protagonist me gol, duke shënuar këtë radhë rrjetën e barazimit 3-3 në ndeshjen kundër Oksford Siti. Këtë radhë, Rapaj u aktivizua në minutën e 75-të të duelit dhe tundi rrjetën vetëm 4 minuta më vonë, duke i siguruar një tjetër pikë skuadrës së tij.

Ndonëse sulmuesi e ka nisur këtë rrugëtim në Angli nga kategoritë e ulëta, nëse vazhdon me këto ritme, nuk është çudi që shumë shpejt të vijnë për të kërkesa nga ligat kryesore angleze.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"