Dy lojtarë me koronavirus te klubi i madh europian, zbulohet se cilët janë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 14:33

Dy lojtarë me koronavirus te klubi i madh europian, zbulohet se cilët janë

Sime Vrsjalko dhe Angel Korrea janë dy futbollistët që janë infektuar me COVID-19 tek Atletiko Madridi. Klubi spanjoll komunikoi në një njoftim të fundit emrat e dy lojtarëve të prekur nga koronavirusi.

15970438248042
Ndërkohë, skuadra iberike ka kryer testet e dyta të koronavirusit dhe përveç dy futbollistëve në fjalë, pjesa tjetër e skuadrës është e shëndetshme.

Tashmë mbrojtësi kroat dhe sulmuesi argjentinas do të izolohen në shtëpitë e tyre, kurse skuadra do të fluturojë drejt Lisbonës për të zhvilluar takimin e çerekfinales së Ligës së Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"