Dy gola dhe asist, Rroca fenomenal. Ja vlerësimi pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 14:52

Dy gola dhe asist, Rroca fenomenal. Ja vlerësimi pas ndeshjes

Dy gola dhe asist në përballjen e sotme të kampionatit. Eduart Rroca ishte heroi i Istanbulsporit, në triumfin që skuadra turke arriti në transfertë ndaj Samsunspor, me rezultatin 0-3, në sfidën e vlefshme për javën e javën e 5-të të Ligës së parë turke, duke ngjitur skuadrën e tij në krye me 12 pikë në 5 ndeshje.

Rroca5

Ish-mesfushori i Kukësit dhe Luftëtarit, realizoi dopietë në minutat 52 dhe 58-të, ndërkohë që asistoi te goli i tretë i realizuar nga Isah në fundin e ndeshjes. 27-vjeçari u zgjodh padyshim lojtari më i mirë i ndeshjes, teksa u vlerësua me notën 8.9, nga faqja e specializuar për statistikat e futbollistëve “Sofascore”. Në 4 tentativat drejt portës shqiptari 2 i dërgoi në rrjetë. Përgjatë 90 minutave, Rroca e preku 45 herë topin.

STATISTIKAT DHE VLERËSIMI SIPAS “SOFASCORE” PËR PANORAMA SPORT:

Eduart Rroca

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"