Dy gabime radhazi, Higuain dështoi për të shtatën herë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2018 | 14:48

Dy gabime radhazi, Higuain dështoi për të shtatën herë

Fatmirësisht, ajo që gaboi me Totenhemin, duke sfumuar rastin për ta dërguar rezultatin në 3-1, nuk ndikoi në ndeshjen e kthimit, por penalltitë duket se janë shndërruar në një makth për argjentinasin Gonzalo Higuain.

Higuain

Sulmuesi i Juventusit, pasi pa që në Champions topi të stampohej në traversë, dje pa portierin Bixarri që ta ndalte me një fluturim fantastik. Për “Pipitan”, ky ishte gabimi i dytë radhazi nga 11 metrat, por edhe gabimi numër 7 në karrierë, në rang klubesh.

Pas këtyre të dyjave të humbura me Juven, ai ka dështuar në katër tentativa me Napolin, respektivisht në sfidat Napoli-Lacio 2-4, NapoliMilan 3-0, Atalanta-Napoli 1-1 dhe Napoli-Kievo 0-1. Ndërkohë, edhe në Spanjë, ndonëse nuk ka pasur rastin që të godasë shumë (4 tentativa), ka humbur njërën prej tyre, konkretisht në duelin kundër Malagës, të 8 nëntorit 2008, sfidë që Reali gjithsesi e fitoi 4-3.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"