Durrsakët kërkojnë rezultatin e gjashtë pozitiv, Shkëmbi besimplotë: Nuk i druhem aspak Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 9:50

Durrsakët kërkojnë rezultatin e gjashtë pozitiv, Shkëmbi besimplotë: Nuk i druhem aspak Kukësit

Teuta ka përmbyllur përgatitjet për takimin e radhës, atë me Kukësin, që pa dyshim është një finale e parakohshme për vendin e tretë. Seanca nis me një tjetër fjalim të teknikut korçar, i cili ka kërkuar kujdes dhe shumë përkushtim nga të tijtë. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Bledi Shkëmbi flet për ecurinë e skuadrës së tij dhe për takimin e radhës kundër verilindorëve.

shkembi teutaa

“Kukësi është një ekip shumë serioz, shumë i fortë dhe normalisht ka një organikë të mirë. Mendoj që do të jetë një ndeshje e fortë, shumë e dyluftuar, por nëse luajmë ashtu siç ne duam, do të dalim dhe nga ky takim me rezultatin pozitiv në favorin tonë. Vijmë me moralin e duhur dhe me besimin te vetja, por gjithmonë duke ruajtur euforinë.

Shkembi Teuta

Jam besimplotë që skuadra ime i ka mundësitë për të marrë maksimumin nga takimi. Unë apo e gjithë skuadra i respektojmë kundërshtarët, të gjithë, por nuk kemi frikë. Ashtu jemi sjellë dhe para këtij takimi. Kukësi është një skuadër që vitet e fundit i ka dhënë një tjetër “ton” kampionatit apo ka qenë dhe kampion apo nënkampion, por aspak nuk i druhem”, deklaron në fillim të prononcimit Shkëmbi.

teuta

Bregdetarët vijnë në këtë takim me ecurinë mbresëlënëse ku në pesë javët e fundit kanë grumbulluar 13 pikë, ndërsa kundërshtari i tyre në po kaq javë ka lënë tetë pikë rrugës. “Jam i kënaqur me atë që kemi bërë deri tani dhe nuk flas vetëm për ndeshjet. Shoh që ka një dëshirë të madhe dhe kjo ka ekzistuar që në ditën e parë që jemi bashkuar. Jam i bindur që ne mund të bëjmë më mirë, sepse edhe ne kemi pasur luhatjet tona.

Shkembi2

Duhet akoma më shumë punë dhe djersë për të pasur vazhdueshmërinë dhe brenda një ndeshje e jo vetëm në përgjithësi, pasi duhet të jemi ne ata që duhet ta imponojmë kundërshtarin që në fillim. Nëse jemi të përqendruar, të qetë dhe të vetëdijshëm për forcën e aftësitë tona, pa dyshim që kjo ecuri do vazhdojë për shumë gjatë. Kampionati është i gjatë dhe llogaritë bëhen në fund dhe nuk mund të bazohemi vetëm në këto pesë javët e fundit.

Teuta

Normalisht, kjo gjë na ka ndihmuar shumë të jemi mirë psikologjikisht. Unë ua bëj të qartë futbollistëve që duhet të jemi me “këmbë në tokë” dhe të vazhdojmë punën me seriozitetin e duhur, siç kemi bërë deri tani. Nuk jam një person që vë re mungesat e kundërshtarit, pasi kur nuk vërej mungesat që kam në ekipin tim, nuk kam pse ta bëj tek ekipi tjetër. Kukësi është një skuadër që nuk varet nga një individ”, mbyll Bledi Shkëmbi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"