Duro vuri duart në kokë kur pa 7 minutat shtesë, anësori kërkon ndihmën e mjekëve. Ja pikantet e sfidës Teuta-Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 21:42

Duro vuri duart në kokë kur pa 7 minutat shtesë, anësori kërkon ndihmën e mjekëve. Ja pikantet e sfidës Teuta-Kukësi

Rreth 1000 tifozë ishin në stadium për të ndjekur ndeshjen Teuta-Kukësi. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e sfidës. 

tIFOZET E kUKESIT

* Në minutën e 59-të, Lorenco Vila dhe Besar Musolli përplasen kokë më kokë gjatë një dueli ajror për topin. Kapiteni i Kukësit zëvendësohet menjëherë prej gjakosjes, ndërsa durrsaku reziston duke vazhduar lojën. Musolli shkoi në spital për të mjekuar plagën që kishte marrë, ndërsa u duartrokit gjatë nga tifozët. Menjëherë pas ndeshjes, klubi i Kukësit sqaroi edhe gjendjen e kapitenit.

gavazaj

“Musolli ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Durrësit dhe fatmirësisht nuk ka problem serioz. Pasi kreu ekzaminimet e nevojshme, kapiteni ka lënë ambientet e spitalit dhe do të marrë një kujdes më të specializuar në Tiranë. Klubi i qëndron pranë Musollit në këtë moment. “Të presim të fortë kapiten”, citohej dje në faqen zyrtare të Kukësit në “Facebook”.

* Afër fundit të pjesës së parë, anësori i dytë, Rejdi Zajmi, kërkon ndihmën e mjekëve për shkak të një kontraktimi. Pasi kontrollohet nga stafi i Teutës në kofshë, ai vazhdon lojën normalisht.

* Në minutën e 49-të pati një përplasje mes Ethemit dhe Kuros. Lojtarët u konfliktuan për një faull, ndërsa arbitri i ndëshkoi të dy me të verdhë. Kjo i acaroi shumë tifozët e Teutës.

* Në minutën e 80-të Maliqi vonohet pas një dëmtimi dhe tifozët në tribunën përballë revoltohen pa masë, duke kontestuar fuqishëm.

* Dy presidentët e Teutës, Edmond Hasanbelliu dhe Ardian Bardhi, e panë sfidën në tribunën VIP në shoqërinë e kolegut të tyre, Safet Gjici.

* Trajneri Martini për asnjë çast nuk u ul në stol, teksa herë pas here u imponohej të tijve. Veçanërisht i fliste Aleksit për ta luajtur topin më shpejt. Ndërsa Duro vuri duart në kokë kur pa 7 minutat shtesë, sikur të parandiente golin e pësuar në frymën e fundit.

Z. Qypi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"