Duro trajner i Shqipërisë? Ish-mesfushori nuk fshihet: Nëse më ofrojnë stolin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 19:40

Duro trajner i Shqipërisë? Ish-mesfushori nuk fshihet: Nëse më ofrojnë stolin…

Ish-trajneri i Kukësit dhe Kamzës në Superiore, si dhe një nga ish-lojtarët më të mirë në Kombëtare, Klodian Duro, në një intervistë për SuperSport para ndesehjes me Uellsin, flet për situatën aktuale të Shqipërisë.

bandicam 2018-11-20 19-29-24-053

“Është një situatë e vështirë, por jeta vazhdon. Duhet të shohim përpara. Askujt nuk i pëlqen të humbë 0-4 në fushën tënde. Mendoj se duhet të ngremë kokën, sepse nuk është fundi i botës të të mundë Skocia.

Më mirë se ne, këtë gjë duhet ta bëjnë trajneri, stafi i Kombëtares dhe lojtarët në fushë. Panuçin e kam vlerësuar nga lëvizjet e lojtarëve që bën në fushë, dhe nuk është se më ka lënë ndonjë shije të veçantë. Ai është ende i ri, dhe ka ende për të mësuar nga pozicioni i trajnerit.” – deklaroi Duro.

Nëse do të ofronin stolin në këtë moment, do e merrje Kombëtaren?

Nuk mendoj se ka ish-futbollistë apo trajnerë që nuk do e dëshironin, unë nuk i tremben asnjë sfide. Kjo do ishte një nga sfidat më të bukura. Nuk kam asnjë dilemë në këtë aspekt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"