Duro: Nuk duhet ta shohim Vllazninë nga renditja, i lumtur që nënshkruam me sulmuesin serb

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 15:10

Duro: Nuk duhet ta shohim Vllazninë nga renditja, i lumtur që nënshkruam me sulmuesin serb

Shpëtim Duro kërkon ti bëjë një mbyllje sa më të mirë vitit 2017, me një fitore në shtëpi ndaj Vllaznisë. Trajneri kërkon nga të tijtë që ta vlerësojnë Vllazninë, sepse ka organikë të pasur me lojtarë cilësore dhe jo nga pozicioni në tabelë.

duro

“Të gjitha rezultatet teknike janë pjesë e lojës. Dëshira është që të marrim fitoren ndaj Vllaznisë, por jam i ndërgjegjshëm që nuk futboll nuk ka asgjë absolute. Dëshirojmë t’i bëjmë një mbyllje sa më të mirë kampionatit. Nuk duhet ta shohim Vllazninë në bazë të klasifikimit. Vllazninë e vlerësoj për organikën që ka: Orelesi, Vucaj, Gilman Lika apo Edon Hasani. Janë lojtarë që kanë qenë në qendër të merkatos”.

Trajneri u kërkon lojtareve që të bëjnë një ndeshje të mirë edhe për tifozët, të cilët rikthehen këtë ndeshje. Ndërsa për dëmtimet dhe pezullimet Duro thotë që ato janë pjesë e garës dhe do dijë si ti menaxhojë.

“Shumë pozitive që rikthehen tifozët, shpresojmë që t’ua shpërblejmë. Kemi dy mungesa të rëndësishme, Useinin dhe Juffon. Dëmtimet apo pezullimetj anë pjesë e garës, jemi të detyruar të bëjmë disa lëvizje në formacion”.

Duro u shpreh i kënaqur me blerjen e re, Nedjelkovic, dhe tha se nuk do ketë blerje të bujshme ne janar, por vetëm do mbulojnë disa nga problemet që kanë patur deri tani.

“Pjesa më e madhe e punës në merkato është bërë në verë, tani duhet merkato e pjesshme dhe cilësore, për të mbuluar problemet e dy fazave të para. Jam shumë i lumtur që nënshkruam me Nedjelkovicin. E kërkova edhe në verë. Ishte një operacion “blitz”, që e mbyllëm me sukses. Ai është futbollistët që luan në çdo pozicion në sulm”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"