Duro: Jemi në rrugën e duhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2016 | 16:00

Duro: Jemi në rrugën e duhur

Trajneri i Kukësit, Klodian Duro nuk e fsheh zhgënjimin për barazimin ndaj Teutës, por gjithashtu thekson se skuadra është rrugë të mbarë. Gjatë prononcimit për ‘Supersport” ai u shpreh se ekipi i tij sa vjen dhe po rit cilësinë e lojës.duro“Rruga deri në fund është shumë e gjatë dhe asgjë nuk ka mbaruar. Ekipi ka shpirt gare dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur për arritjen e objektivave. E kemi nisur takimin keq dhe pësuar menjëherë gol dhe më pas kemi përmbysur gjithçka, por për fat të keq jemi arritur në fund.

Më vjen keq që portieri jonë ka gabur në fund. Por nuk duhet të fajësojmë atë për këtë barazim. Nuk është as i pari dhe as i fundit që i ndodh një gjë e tillë. Ky është Kukësi im nga janari dhe mendoj se kemi krijuar një skuadër rivalizuese.

Unë mendoj se barazimi nuk na largon shumë nga objektivi. Tani na pret një tjetër ndeshje e vështirë me Teutën në kupë dhe shpresoj që të kualifikohemi. Sot kemi krijuar 20 raste dhe shënuar vetëm dy gola, ndërsa të mërkurën uroj të krijojmë vetëm 5 raste dhe të shënojmë aq gola sa do të na mjaftonin për t’u kualifikuar”, deklaroi Duro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"