Duro: Fjalët që kam thënë për Hamitin nuk i tërheq, ja kujt i frikësohem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 19:09

Duro: Fjalët që kam thënë për Hamitin nuk i tërheq, ja kujt i frikësohem

Flamurtari ka fitur tashmë dy sfida ndaj Partizanit, por ekipit të drejtuar nga Shpëtim Duro i duhet të zhvillojnë edhe një tjetër ndeshje ndaj të kuqve.

Bëhet fjalë për sfidën e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Takimi i parë ka përfunduar në fitoren 1-0 të vlonjatëve. Trajneri Duro foli në një ointervisë para ndeshjes së nexsërme mbi sfidën ndaj Partizanit, objektivat e Flamurtarit dhe për akuzat ndaj arbitrit Hamiti.

Duro

Sfida e kthimit ndaj Partizanit?

Kemi një avantazh ndaj Partizanit sepse specifika e Kupës i jep prioritet skuadrave që nuk pësojnë gol në takimin e parë. Flamurtari luan për një gol në Tiranë dhe presioni është më i lartë te kundërshtarët, ashtu siç e kishim ne në Vlorë që nuk duhet të pësonim.

Objektivat?

Gjithçka është e hapur dhe ne duhet ta vlerësojmë ekipin e Partizanit. Ne shikojmë punën tonë dhe nuk na interesojnë objektivat e kundërshtarit. Flamurtari ka treguar se është një nga ekipet më të forta në kampionatin shqiptar dhe objektivat e klubit janë si në Kupë ashtu edhe në Superiore.

Akuzat ndaj Hamitit?

20 vite karrierë nuk kam pasur asnjë dënim nga gjyqtarët, megjithatë fjalët që kam thënë për Hamitin asnjëherë nuk i tërheq. Nuk është problem gabimi në gjykim, por ai arbitër nuk gjykon rastësisht gjithmonë në ndeshjet tona ndaj Kukësit. Në ndeshjen ndaj Skënderbeut ka pasur një arbitrim shumë profesional nga ana e Koçit. Ndërsa arbitri që unë kam akuzuar, ka gabuar gjithmonë në ndeshjet mes Kukësit dhe Flamurtarit. Nuk kam frikë për dënime të tjera, përveç atij me burg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"