Dukej afër Liverpulit, por Tiago Alkantara mund të përfundojë te një tjetër skuadër e madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 17:49

Dukej afër Liverpulit, por Tiago Alkantara mund të përfundojë te një tjetër skuadër e madhe

Mes Liverpulit dhe Tiago Alkantarës futet edhe PSG. Sipas portalit francez, “Le10Sport”, kampionët e Francës janë gati të paguajnë 30 milionë eurot që kërkon Bajerni i Mynihut për mesfushorin spanjoll, për shërbimet e të cilit interesohen kampionët e Anglisë.

Alkantara

Tiago informoi klubin javën e shkuar se dëshiron të largohet nga bavarezët këtë verë (kontrata i skadon në 2021-shin) dhe shefi i bordit të kampionëve të Gjermanisë, Karl-Hainc Rumenige, e ka pranuar kërkesën e lojtarit. “Në fakt, bisedimet që Hasan pati me të ishin shumë produktive. Dhe në një pikë, dukej se marrëveshja u arrit”, tha Rumenige për “Sky Deutschland”.

ALCANTARA

“Por më pas Tiago e informoi Hasanin se ai donte të provonte diçka të re dhe ne duhet ta pranojmë vullnetin e tij. Ne kemi ende një kontratë me Tiagon, e cila është ende në fuqi dhe skadon pas një viti. Nëse ai gjen marrëveshjen me çdo klub, atëherë ata duhet të paguajnë një shifër të caktuar. Nuk dua të bëj asnjë koment publik në lidhje me vlerën që ne kemi në mendje”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"