Duke u puthur dhe të shtrirë në vaskë, djali i Devid Bekam i bën urim special partneres në përvjetorin e parë të lidhjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 19:34

Duke u puthur dhe të shtrirë në vaskë, djali i Devid Bekam i bën urim special partneres në përvjetorin e parë të lidhjes

Ditën e djeshme, Bruklin Bekam dhe Nikola Peltz, kanë festuar përvjetorin e parë të lidhjes.

brooklyn beckham (1)

Djali i Viktoria dhe Devid Bekam ndezi rrjetin duke publikuar dy foto nga vaska, ku shfaqet duke u puthur me patneren e tij, raporton “Mirror”.

brooklyn beckham (3)

Gëzuar përvjetorin e parë, zemër. Jam njeriu më me fat që të kam në krah. Mezi po pres të plakem me ty dhe të krijojmë familje. Të dua shumë”, shkroi ai krahas postimit.

brooklyn beckham (2)

Bruklin para pak muajsh zyrtarizoi me fejesë lidhjen me aktoren dhe të dy kanë nisur të planifikojnë martesën.

Por, pak ditë më parë mediat britanike shkruajnë se ata kanë vendosur ta shtyjnë dasmën për shkak të pandemisë.

brooklyn beckham dhe nicola peltz (5)

21-vjeçari mendon të organizojë dy dasma me aktoren 25-vjeçare, sepse duan që të kurorëzohen në të dyja anët e Atlantikut.

brooklyn beckham nicola peltz1

Nga ana tjetër ata kanë fituar më shumë kohë për përgatitjet. Thuhet se Bruklin po mendon që të gjithë organizimin ta realizojë brenda familjes dhe dy vëllezërit e tij Romeo e Kruz do të jenë shoqëruesit e tij.

brooklyn beckham (8)

Ish-futbollisti, Bekam do të qëndrojë pas dy ceremonive, ndërsa Viktoria do të kujdeset që të stilojë fustanin e nusërisë së Nikolas.

brooklyn beckham (4)

Thuhet se ceremonia në Amerikë do të mbahet nën masa më të rrepta sigurie se sa ajo në Britani.  Fustani do të dizajnohet posaçërisht për Nikolan nga studioja e Viktoria Bekamit dhe skicat e para janë gati.

nicola brooklyn

Kjo do të jetë hera e tretë që ish-pjesëtarja e grupit “Spice Girls” do të prodhojë një fustan për një personazh të famshëm.

nicola brooklyn 2

Në vitin 2016-të Eva Longoria i kërkoi që t’i stilonte fustanin e nusërisë, ndërsa Meghan Markle veshi një fustan të Viktorias për ditën e Krishtlindjes.

david-victoria-brooklynbrooklyn nicola (1)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"