Duka, takim me trajnerët e kombëtareve për planet vjetore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2017 | 14:27

Duka, takim me trajnerët e kombëtareve për planet vjetore

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka mbledhur sot trajnerët e kombëtareve për të diskutuar planet vjetore që ata kanë depozituar në institucionin që drejton futbollin në vendin tonë.

bogdani

Me përjashtim të De Biazit, në këtë mbledhje kanë qenë të pranishëm të gjithë teknikët e kombëtareve shqiptare, duke përfshirë edhe ata të femrave, të cilët kanë paraqitur pretendimet e tyre për këtë vit si në aspektin e organizimit të punës, ashtu edhe synimeve që kanë për 2017-ën.

bushi

Sipas njoftimit të FSHF-së, Duka u ka premtuar mbështetje të plotë financiare për realizimin e grumbullimeve dhe miqësoreve të parashikuara për këtë vit, para aktiviteteve zyrtare, ashtu edhe “misioneve të zbulimit” për futbollistë dhe futbolliste të cilët ata mendojnë se mund të bëhen pjesë e përfaqësueseve që drejtojnë.

bushi bogdani tramexani

Në vitin e kaluar, disa mbledhje të ngjashme i ka drejtuar Paolo Tramexani, i cili koordinonte punën e të gjitha kombëtareve. Në pritje të emërimit të një Drejtori Teknik të ri, duket se drejtuesit e FSHF-së po merren vetë me kontrollin e punës që bëhet me ekipet përfaqësuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"