Duka shijon sfidën, në fund ka përplasje Batha-Aleksi. Ja pikantet e supersfidës Teuta-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 21:12

Duka shijon sfidën, në fund ka përplasje Batha-Aleksi. Ja pikantet e supersfidës Teuta-Tirana

Në orën 15 e 30 minuta, të parët që shkelin tapetin e stadiumit “Niko Dovana” ishin lojtarët e Teutës. Pak minuta më vonë nuk munguan edhe bardheblutë, të ndarë mes titullarëve dhe pjesës së rezervave. Në tribunën VIP, dy presidentët Edmond Hasanbelliu dhe Ardian Bardhi, e ndoqën ndeshjen nën shoqërinë e presidentit të Tiranës, Refik Halili.

vangjeli

Gjithashtu, i pranishëm ishte dhe presidenti i federatës Armando Duka. Presidenti i Tiranës u largua pak para se arbitri të vërshëllente mbylljen e ndeshjes. Të pranishëm në stadium ishin dhe shumë ish-sportistë, si: Haxhi Ballgjini, Mikel Furxhi, Xhevair Kapllani, Ilir Biturku, Bledar Mancaku, Oert Kote, Edlir Tetova, Markelian Xhai. Todorovski i pezulluar e ndoqi ndeshjen nga tribuna nën shoqërinë e miqve të tij.

Edon Hasani, Albi Doka dhe Elton Kale të dëmtuar e ndoqën ndeshjen nga tribuna nën shoqërinë e Klodian Duros. Teuta rikthehet të luajë në “Niko Dovana” pas 46 ditësh, ku për herë të fundit kanë luajtur me Vllazninë më 14.9.2109. Idriz Batha, Tefik Osmani, Julian Ahmataj dhe Erion Hoxhallari rikthehen në Durrës, por si kundërshtarë. Ndërsa nga ana tjetër është Stivi Frashëri ai që ka qenë pjesë e bardhebluve.

teuta tiranaa

Të pranishëm në stadium ishin rreth 2000 tifozë, por edhe nga Tirana nuk mungoi tifo-grupi “Tirona Fanatics”. Shkëmbi për asnjë çast s’u ul në stol, teksa herë pas here u imponohej të tijve. “Luaje Avdyl topin, mos e tepro”. Vërshëllima e trefishtë e gjyqtarit Xhaja bëri që te “djemtë e detit” të festonin, ndërsa te Tirana nuk u besuan syve.

Në fund ka ndarje me shtrëngim duarsh mes lojtarëve të dy skuadrave dhe stafeve respektive. Nuk munguan as momentet e tensionit mes lojtarëve të dy ekipeve, ku Aleksi u kap me Bathën dhe më pas në rrëmujë pati tension mes të gjithë lojtarëve të dy skuadrave, por që u shua nga policia private.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"